Ka nisur trajnimi për udhërrëfyes turistik kombëtar dhe lokal 

Ka nisur trajnimi për udhërrëfyes turistik kombëtar dhe lokal 

Asociacioni i udhërrëfyesve turistik të Kosovës GUIDEKS ka filluar zyrtarisht ofrimin e trajnimit për udhërrëfyes turistik kombëtar dhe lokal. Lajmin e ka bërë me dije MKRS-ja.

Udhërrëfyesit turistik kombëtar do të pajisen me njohuri teorike dhe praktike për tërë territorin e Kosovës përderisa për certifikim të udhërrëfyesve turistik lokal kandidatët përzgjedhin komunat në 5 rajone të përcaktuara të Kosovës.

Ky trajnimi ofrohet nga trajnerë vendor të certifikuar nga Federata Evropiane e Asociacioneve të Guidave Turistike (FEG) dhe profesionistë të fushave të ndryshme profesionale.

Në ditën parë të trajnimit ishte prezent dhe ministri i Hajrulla Çeku i cili në fjalën e tij potencoi se krijimi i kapaciteteve profesionale në këtë fushë do të ketë ndikim të rëndësishëm në promovimin e mirëfilltë të vendit.

Ministria e Kulturës ka mbështetur themelimin e programit të parë të certifikimit zyrtar të udhërrëfyesve turistik.