Peja fillon javën me 5G

Peja fillon javën me 5G

Një hap i rëndësishëm në fushën e teknologjisë dhe informacionit është ndërmarrë në qytetin e Pejës.

Nga sot ky qytet do ta ketë shërbimin 5G. Kështu ka bërë me dije ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Ajo shprehu kënaqësinë për lansimin e shërbimit 5G në Pejë, një hap që do të transformojë mënyrën se si qytetarët komunikojnë dhe aksesojnë informacionin.

Ministrja vlerësoi punën e kompanisë VALA për ofrimin e kësaj teknologjie të avancuar.