
44 aksidente veç të dielën në Kosovë
Gjatë ditës së diel, në Kosovë u raportuan plot 44 aksidente.
Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 16 prej tyre ishin me të lënduar, derisa 28 aksidente vetëm me dëme materiale.
Ndërkohë, përgjatë 24-orëshit të fundit, u arrestuan 29 persona gjithsej, e 14 prej tyre u dërguan në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Policia u tregua e ashpër edhe ndaj shkeljeve të rregullave të trafikut, ku dënoi plot 1407 njerëz.
