40 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

40 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Sot bëhen 40 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Në nderim të rënies së tyre, sot familjet e tyre mbajnë dyert hapur për vizitoret, miqtë, familjarët, institucione shtetërore, parti politike etj.

 

Do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan, vizitë FSK – Gjilan, vizitë kryeministrit në familje, vite në oborrin e shtëpisë ku ka jetuar e vepruar Rexhep Malaj, Akademi e përkujtimore në Prishtinë.

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984 Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.