HomeAktuale40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të...

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

spot_img

Kosovës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 22 qershor, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 40 raste të konfirmuara me fruth.

Sipas të dhënave zyrtare, shpërndarja e rasteve sipas komunave paraqitet si vijon: Ferizaj prin me 11 raste, Prishtina me 9, Kaçaniku me 6, Fushë-Kosova me 3, ndërsa Lipjani, Vushtrria, Shtime dhe Obiliqi kanë nga 2 raste secila. Gjithashtu, nga një rast është raportuar në Gjilan, Drenas dhe Deçan.

IKShPK u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore në rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë dhe konjuktivit.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thotë IKShPK.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...