40 aksidente me të lënduar brenda 24 orëve
Dyzet aksidente me të lënduar janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Kjo është dita me shifrën më të lartë që nga e hëna e kësaj jave, sipas Policisë së Kosovës.
Pas saj pason dita e mërkurë me 35 aksidente të natyrës së njëjtë, raporton Klankosova.tv.
Nga 34 kanë ndodhur të hënën dhe të enjten, ndërsa 30 të premten.
Më së paku aksidente me të lënduar ndodhën të martën, ku atë ditë u shënuan “vetëm” 18 sosh, njofton policia.
Ekspertë të komunikacionit dhe Policia vazhdimisht bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë stinës së dimrit. E kur kësaj ia shtojmë edhe mjegullën, medoemos që vigjilenca duhet të jetë shumë më e lartë.