4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri për gjashtë muaj

4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri për gjashtë muaj

4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri  në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ose +34% krahasuar me vitin e kaluar. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ndërkohë kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë e me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror”, ka shkruar Rama në Facebook.