Trajneri i ri jep efekt, Roma bind më në fund, fitore e pastër ndaj Udineses
Roma duket e rilindur me Ivan Juric në stol.
Trajneri i njohur debutoi me fitore sot, teksa ekipi kryeqytetas mundi 3-0 Udinesen në “Olimpico”.
Dovbyk i dhuroi epërsinë vendasve në minutën e 19-të, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Dybala u tregua i saktë nga 11-metra, duke përkthyer në gol penalltinë. Deri në fundin e sfidës, pati kohë edhe për një gol të Baldanzit.
Roma renditet në vendin e 10-të, ndërsa Udinese është e 3-ta. Gjatë ditës është luajtur Fiore-Lazio, takim i mbyllur 2-1.