Çfarë i tha Albin Kurti, deputetit Fatmir Humolli? -VIDEO

Çfarë i tha Albin Kurti, deputetit Fatmir Humolli? -VIDEO

Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kur iu bashkua listës së deputetëve të LVV-së e kishte të premtuar një projekt të realizonte cila ishte ide e tija.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka pohuar se këtë e kishte diskutuar me kryeministrin Albin Kurti, por se kur u bë deputet qeveria nuk e diskutoi më këtë.

“Unë kam pasë projekt për krijimin e vendeve të punës në bujqësi në rrethanat që sot zhvillohet bujqësia ka nevojë për një investim kapital, që njerëzit të kenë një jetë të standardit më të lartë. Qeveria aktuale nuk e ka pa të arsyeshme të diskutojë me një deputet të Kuvendit të Kosovës”.

“Marrëveshja ime direkte ka qenë krijimi i këtyre 1 mijë fshatrave prodhuese, unë nuk kam qenë anëtar i partisë, por brenda grupit të LVV-së nuk është debatuar dhe diskutuar projekti im, marrëveshja ime ka qenë me Albin Kurtin dhe Liburn Aliu, për t’i krijuar këto 1 mijë fshatra prodhuese, ai nuk ka thënë mos hyjë në listë se nuk mundemi me i realizu këto, por përkundrazi por unë po kom nevojë të hysh në listë”, ka thënë Humolli.

Humolli tashmë është deputet i pavarur dhe jo pjesë e grupit të LVV-së./Klankosova.tv