344 ushtarë të rinj, 344 betime për atdheun 

344 ushtarë të rinj, 344 betime për atdheun 

Të premten në një ceremoni solemne në praninë e krerëve më të lartë shtetëror, Ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë betimin 344 rekrutë të cilët nga sot do të jenë ushtarë të Kosovës.

Ushtarakët e rinj të cilët u betuan sot, u trajnuan për 9 javë pranë Qendrës për Stërvitje Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) në Ferizaj, ku mësuan hapat e parë të jetës ushtarake dhe morën njohuritë bazë taktike ushtarake për të qenë të gatshëm për të shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës.