HomeAktuale320 milionë euro investime, Behgjet Pacolli: Grupet kriminale po bllokojnë Aeroportin e...

320 milionë euro investime, Behgjet Pacolli: Grupet kriminale po bllokojnë Aeroportin e Vlorës

spot_img

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër lidhur me situatën në kantierin e Aeroportit të Vlorës, duke pretenduar se grupe kriminale kanë bllokuar sërish qasjen në aeroportin ku, sipas tij, kompania MABCO ka investuar mbi 310 milionë euro.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Pacolli i ka bërë thirrje Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të fillojë hetimet sa më shpejt, duke ngritur shqetësime për atë që e cilëson si pengim të një aktiviteti të ligjshëm përmes rojeve private, mjeteve të rënda dhe vetëgjyqësisë.

“Grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku Mabco ka investuar mbi 310 milionë euro! Apelojmë te SPAK-u që të fillon hetimin e thellë. Nuk është çështje konflikti, është çështje më e thellë. A është krim bllokimi i një aktiviteti të ligjshëm me roje private, mjete të rënda dhe vetëgjyqësi? Nëse po, pse nuk po vepron askush? Nëse secili në këtë vend mund të marrë disa roje private, të bllokojë hyrje-daljet, të pengojë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të imponojë vullnetin e tij me forcë, atëherë a jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private? Çfarë roli kanë rojet private në këtë vend? Si është e mundur që një kompani private të vendosë se kush hyn dhe kush nuk hyn në një kantier, pavarësisht vendimeve të Asamblesë së Ortakëve, pavarësisht vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe pavarësisht kërkesave të institucioneve shtetërore? Si është e mundur që një kompani sigurie private të bllokojë fizikisht hyrjen në një aset strategjik kombëtar dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Ai ka thënë se nëse çdo kompani në Shqipëri mund të marrë disa roje private, të vendosë kamionë në hyrje dhe të shpallë veten mbi ligjin, atëherë: Për çfarë na duhen gjykatat? Për çfarë na duhen institucionet? Për çfarë na duhet shteti? “Sot nuk po diskutojmë më për një konflikt biznesi. Sot po diskutojmë për ekzistencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit. Sot shtrohet pyetja themelore: a zbatohen vendimet e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë apo jo? Sepse, nëse një vendim i formës së prerë i Gjykatës mund të bllokohet nga një grup njerëzish me kamionë dhe roje private, atëherë problemi nuk është më Aeroporti i Vlorës. Problemi është vetë shteti ligjor. Prej muajsh, Mabco po përballet me pengesa të vazhdueshme dhe të papranueshme. Prej javësh po shohim vandalizëm, bllokime, dëmtime të pronës dhe pengim të punimeve”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se sot po shohin moszbatim të hapur të ligjit para syve të të gjithëve, si dhe privim të së drejtës për veprim dhe lëvizje.

“Ku janë institucionet që duhet t’u japin përgjigje qytetarëve? Kjo nuk është më një çështje vetëm e Mabco-s apo e 2A-së. Kjo është një çështje që prek çdo qytetar. Kush i zbaton ligjet në këtë vend? Ligjin për shoqëritë tregtare? Vendimet e Gjykatës së Lartë? Apo rojet private?”, ka shkruar Pacolli.

Lajmet e Fundit

Eljona konfirmon lidhjen me Klodin

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Pas gati dy vitesh tensionesh publike dhe përpjekjesh të dështuara për të përmirësuar marrëdhëniet,...

Përqafimi i shekullit mes Messit dhe Yamal që po përlot botën!

Një imazh i vetëm ka mjaftuar për të ndalur frymën e miliona tifozëve anë...

Mbappe shpallet top-golashënuesi i Botërorit 2026

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë i...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...