HomeAktuale31 maji apo 7 qershori, kur do të mbahen zgjedhjet e reja?

31 maji apo 7 qershori, kur do të mbahen zgjedhjet e reja?

spot_img

Eugen Cakolli nga KDI, ka theksuar se tashmë që Kuvendi konsiderohet i shpërndarë me efekt kushtetues, ushtruesja e detyrës së presidentit ka afat 10 ditë për të caktuar datën e zgjedhjeve, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.

“Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve, por jo më herët se 30 ditë, nga shpërndarja e Kuvendit. Megjithatë, afati 10-ditor i u.d. presidentes për shpalljen e zgjedhjeve nuk e shtyn afatin e fundit për mbajtjen e tyre – që mund të jetë vetëm 31 maji ose 7 qershori”, thotë Cakolli, duke shtuar se vet shkuarja në zgjedhje të reja prodhon pasoja institucionale.

“Me shpërndarjen e Kuvendit, ka përfunduar edhe mandati i Qeverisë. Nga mesnata e mbrëmshme, Qeveria konsiderohet në dorëheqje dhe veprimtaria e saj kufizohet vetëm në punë të domosdoshme dhe të planifikuara sipas buxhetit (që ka pasur mangësi të shumta) dhe planit vjetor (që nuk është publik). Qeveria nuk mund të propozojë më projektligje të reja, strategji apo dokumente tjera politike, nuk mund të iniciojë emërime në pozita publike dhe nuk mund të ndërmarrë marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi. Projektligjet në procedurë parlamentare rikthehen në pikën zero. Në Kuvend kanë qenë rreth 30 projektligje në shqyrtim. Me shpërndarjen legjislaturës, këto nuk vazhdojnë më tutje, meqë i gjithë procesi legjislativ duhet të rifillojë nga pika zero pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re. Raportet e institucioneve të pavarura mbesin pa shqyrtim.

Asnjë raport vjetor i institucioneve të pavarura që i raportojnë Kuvendit nuk është miratuar. Me mungesën e Kuvendit funksional, këto raporte mbesin pezull dhe nuk trajtohen deri në krijimin e legjislaturës së re, duke pamundësuar llogaridhënien. Pra, deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja – që do të marrë kohë të paktën tre-katër muaj – shteti do të jetë në pauzë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Lajmet e Fundit

IKD-ja kërkon nga presidentja Shiroka-Pula të japë qëndrim për 10 çështje, ndër to edhe për Ligjin për Dhomat e Specializuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës...

Kryetari i Aleancës: Koha e bllokadave mbaroi, do të jemi opozitë e pakompromis

Kryetari i Aleancës ka deklaruar se Kosova ka përmbyllur ciklin e konsolidimit të institucioneve,...

Presidentja Shiroka-Pula priti në takim Kryeministrin Kurti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeministrin e Republikës...

Presidentja Shiroka Pula: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën, vizionin dhe qëndresën e brezav

Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...