300 ndeshje në Seria A, Lazio bën dedikimin për Elseid Hysajn

300 ndeshje në Seria A, Lazio bën dedikimin për Elseid Hysajn

300 ndeshje me Lazion, klubi kryeqytetas bën dedikimin e veçantë për Elseid Hysajn. Lazio u mund dje Udineze me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të Serisë A.

Kjo ndeshje ishte speciale për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u aktivizua sot për herë të 300-të në një ndeshje të Seria A.

Për këtë klubi i Lazios ka postuar një poster në rrjetet sociale.  Hysaj u aktivizua në këtë takim si zëvendësues, kur luhej minuta e 82-të. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori vendin e Marusic. Më parë në karrierën e tij Hysaj ka lujatur me Napolin dhe Empolin.