Karateisti Orges Arifi, fitues i medaljes së Argjendtë në “Kampionatin Europian të Karatesë”, pritet nga presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli
Karateisti shqiptar Orges Arifi, fitues i medaljes së Argjendtë në “Kampionatin Europian të Karatesë”, mbajtur në Zadar të Kroacisë është pritur në një takim të veçantë nga presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli.
Gjatë takimit të përzemërt, presidenti Ylli ka vlerësuar arritjet e sportistit dhe e ka inkurajuar atë për të synuar të tjera objektiva të rëndësishme.
Në takimin e mbajtur në zyrat e KOKSH-it, ku të pranishëm ishin edhe Sekretari Përgjithshëm i KOKSH-it, Gerti Shima, presidenti i Federatës së Karatesë, Petrit Baba, si edhe babai i Orges Arifit, u diskutua gjatë edhe për përpjekjet e KOKSH-it për të mbështetur të gjitha federatat dhe sportistët, për të afruar sa më shumë njerëz pranë sportit dhe padyshim për të synuar edhe rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.