27 vjet nga vdekja e Nënës Tereze

27 vjet nga vdekja e Nënës Tereze

Sot bëhen 27 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza.

Shën Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. T’i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani, shkruan KosovaPress.