27 gushti kthen në punë deputetët në Shqipëri

27 gushti kthen në punë deputetët në Shqipëri

Përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, java e ardhshme do të kthejë në punë deputetët.

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet në seancë më 27 gusht, për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për deputeten socialiste Olta Xhaçka, raporton TCh.

Opozita kërkoi mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të kuvendit për këtë cështje, por kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali saktësoi se nuk do të thërriste një seancë plenare pa pasur më parë një raport të Këshillit të Legjislacionit për çështjen Xhaçka.