Deputetja nga partia e Sanchez: Spanja e ruan qëndrimin e saj për mosnjohje të Kosovës

Deputetja nga partia e Sanchez: Spanja e ruan qëndrimin e saj për mosnjohje të Kosovës

Obdulia Taboadela Alvarez, deputetja e Parlamentit të Spanjës nga radhët e partisë së kryeministrit Pedro Sanchez, ka thënë se nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ajo kështu u deklarua derisa e mbajti fjalimin e saj në seancën e sotme ku u kërkua nga Qeveria e Spanjës ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Grupi “Bashkë për Kataluninë” është duke e sjellë këtë ligj, që është një propozim joligjor që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës si shtet sovran. Qëndrimi ynë është publik dhe i njohur. Spanja e ruan qëndrimin e saj për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës, së bashku me vendet e tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën”, ka thënë Obdulia Taboadela Alvarez. /Klankosova.tv