26 vjet nga Beteja e Pashtrikut, Bulliqi: Kujtojmë me krenari djemtë dhe vajzat mbi të cilët qëndrojnë themelet e lirisë

26 vjet nga Beteja e Pashtrikut, Bulliqi: Kujtojmë me krenari djemtë dhe vajzat mbi të cilët qëndrojnë themelet e lirisë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka përkujtuar Betejën e Pashtrikut, në 26-vjetorin e shënimit të saj.

Bulliqi u shpreh se përkujtohen me krenari 36 të rënët, që mbi ta qëndrojnë fuqishëm themelet e lirisë.

“Sot në 26 vjetorin e Betejës së Pashtrikut, isha në vendngjarje për të nderuar dëshmorët dhe luftëtarët e kësaj beteje”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

“Në betejën e Pashtrikut kanë rënë dëshmorë 36 ushtarë të UÇK-së, kjo betejë është edhe njëra prej betejave më të përgjakshme njëkohësisht më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Përkujtojmë me krenari heroizmin e djemve dhe vajzave mbi të cilët qëndrojnë fuqishëm themelet e lirisë e shtetësisë sonë”.

“Lavdi dëshmorëve të Betejës së Pashtrikut!  Lavdi dhe nderime të përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”.