26 vite më parë, forcat serbe masakruan 106 banorë të fshatit Pastasel të Rahovecit

26 vite më parë, forcat serbe masakruan 106 banorë të fshatit Pastasel të Rahovecit

“26 vite më parë, forcat serbe masakruan 106 banorë të fshatit Pastasel të Rahovecit, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq, kufomat e të cilëve i dogjën pastaj. Fatkeqësia më e madhe është se trupat e disa prej viktimave të këtij krimi, ende nuk janë të pagjetur”, është theksuar në njoftimin e PDK-së.

“Po atë ditë, më 31 mars 1999 në Burim të Malishevës u masakruan 42 civilë të paarmatosur”.

“Këto krime makabre mbeten plagë e hapur në kujtesën kolektive të vuajtjeve dhe sakrificave të popullit tonë në luftën për liri. Lavdi e përjetshme për martirët!”, thekson PDK-ja.