LDK premton qendër të re spitalore në vlerë prej 250 milionë eurosh
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka konstituar Departamentin e Shëndetësisë brenda kësaj partie.
Themelimi i këtij departamenti vjen pas atyre të Arsimit, Ekonomisë dhe Mbrojtjes.
Abdixhiku me këtë rast ka prezantuar pikat kryesor të programit të LDK-së për shëndetësinë.
“Mes profesionistëve të fushës, mjekëve e stafit shëndetësor, diskutuam jo vetëm për gjendjen e rëndë aktuale të shëndetësisë në Kosovë, por dhe për zotimet kryesore të programit tonë politik ‘Rruga e Re’”, tha Abdixhiku.
“Këto janë disa nga projektet kryesore në programin aktual ‘Rruga e Re’. Rrugën e bëjmë bashkë!.
– Qendër e re spitalore, me investim plot 250 milionë euro.
– Sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%.
– Digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor.
– Menaxhim ndërkombëtar i spitaleve.
– Plot 150 milion euro investime në pajisje të reja.
– Koeficient 150 për stafin shëndetësor.