Antibiotikët nuk po funksionojnë, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin për rrezikun
Organizata botërore e shëndetësisë jep alarmin edhe një herë për rezistencën ndaj antibiotikëve.
Vetëm 4 janë aktivë kundër një patogjeni “kritik” të renditur nga OBSH në listën e saj të zezë. Infeksionet që u rezistojnë antibiotikëve shkaktojnë ccdo vit 35 mijë vdekje në Europë.
Në raportin e OBSH për armët kundër infeksioneve BPPL (Bacterial Priority Pathogens List), pra ata që konsiderohen më të rrezikshëm përvijohet një e ardhme komplekse.
Më problematike janë produktet farmaceutike për fëmijë. Rezistencë do të thotë kur bakteret,viruset,myku dhe parazitët nuk reagojnë ndaj ilaçeve duke çuar në vështirësi trajtimi e deri edhe fatalitet.
Edhe në rastet kur antibiotikët e rinj janë gati, nuk mbërrijnë në të gjitha vendet tha një zëdhënës i OBSH.
Tashmë po shqyrtohen edhe alternative të reja me agjentë biologjikë jo tradicionalë si bakterofagët,antitrupat, agjentë imunomodulues.
Ndër to bien në sy 3 produkte me bazë fekalesh, që shërbejnë për të rregulluar mikrobiomën e zorrëve, pas trajtimit me antibiotik te të rriturit.