HomeAktuale250-vjetori i ShBA-së, Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë...

250-vjetori i ShBA-së, Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme

spot_img

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, tha se teksa Kosova vazhdon të integrohet në komunitetit ndërkombëtar, mundësitë në bashkëpunim në shumë fusha përfshirë në mbrojtje dhe në energji “janë të pakufishme”, duke shtuar se bizneset amerikane kërkojnë partnerë të besueshëm.

Në ngjarjen e organizuar nga kjo ambasadë për 250-vjetorin e shtetësisë amerikane, Prattipati tha se shteti i saj mezi pret të rrisë partneritetin me Kosovën, sepse, sipas saj një Kosovë stabile, prosperuese nuk është gjë e mirë vetëm për popullin e saj, por edhe për Evropën e botën.

Sipas diplomates amerikane, miqësia mes ShBA-së dhe Kosovës bazohet në vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe besimi se e ardhmja definohet nga mundësitë dhe siguria.

“Teksa Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të thellojë integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar, mundësitë për bashkëpunim, veçmas në mbrojtje, tregti, investime ekonomike dhe energji, janë të pakufishme. Bizneset amerikane po kërkojnë partnerë të besueshëm, fuqi punëtore dhe tregje konkurruese. Kosova ka mundësi që të jetë të tri këto gjëra”, tha ajo.

Këto deklarata të Prattipatit vijnë pasi ajo javëve të fundit i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës që t’i bashkohet nismave rajonale të gazit të lëngshëm natyror (LNG) amerikan, duke argumentuar se kjo do t’i ndihmonte vendit të sigurojë të ardhmen e vet energjetike.

Qeveria në detyrë, që udhëhiqet nga Albin Kurti, ka ngulur këmbë se Kosova nuk është kundër LNG-së amerikane, por ka thënë se e sheh gazifikimin e thëngjillit si mundësi më të mirë sesa furnizimin me LNG-në.

Në ngjarjen e organizuar për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Prattipati ndërkaq tha se Kosova “gjithmonë ka qenë pranë nesh, duke mbështetur prioritetet tona”, teksa përmendi përfshirjen e vendit në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese dhe në Bordin e Paqes, nismën e presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konflikteve në botë.

“Po ashtu edhe SHBA-ja qëndron pranë Kosovës. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për të ndërtuar institucione të forta, qëndrojmë me Kosovën në ndërtimin e një ekonomie prosperuese që tërheq investitorë dhe ofron mundësi për të gjithë qytetarët”, tha Prattipati. /REL

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...