25 vjet nga rënia e heroit të kombit, Ahmet Kaçiku

25 vjet nga rënia e heroit të kombit, Ahmet Kaçiku

Sot bëhen 25 vjet nga rënia e heroit të kombit, Ahmet Kaçiku dhe dëshmorëve të rënë në Reçak.

“Nën Patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe Shoqatave të Dalura nga Lufta e UÇK-së, Komuna e Shtimes organizon, manifestimin përkujtimor me rastin e 25 vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ahmet Kaçiku dhe dëshmorëve të rënë në Reçak”, njofton Komuna e Shtimes.

Ahmet Kaçiku, ra heroikisht 25 vjet më parë duke luftuar për të mbrojtur trupat e viktimave të masakrës së Reçakut, e kryer më 15 janar 1999 nga forcat serbe.