23 vjet nga vrasja e veprimtarit dhe deputetit Smajl Hajdaraj, Kurti nderon figurën e tij

23 vjet nga vrasja e veprimtarit dhe deputetit Smajl Hajdaraj, Kurti nderon figurën e tij

Sot, kryeministri Albin Kurti, bashkë me Shpëtim Hajdarajn – djalin e heroit Smajl Hajdaraj, i cili tani është kandidat për deputet nga radhët tona, dhe bashkëkryetarin e Guxo, ministrin Faton Peci, bënë homazhe duke nderuar kujtimin e Smajl Hajdarajt pranë shtatores së tij në Pejë.

“Armiqtë e Kosovës, ata që dënuan lirinë dhe demokracinë, i morën jetën Smajl Hajdarajt në vitin 2002, duke lënë një plagë të thellë në shoqërinë tonë. Për të ruajtur trashëgiminë e tyre, është detyrë e çdo institucioni dhe qytetari që kërkon drejtësi të vazhdojë luftën për zbardhjen e këtyre krimeve. Pa sjellë para drejtësisë autorët, drejtësia jonë nuk mund të ecë përpara”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.