23 ushtarë të vrarë gjatë një sulmi në bazën ushtarake në Pakistan

23 ushtarë të vrarë gjatë një sulmi në bazën ushtarake në Pakistan

Të paktën 23 ushtarë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në Pakistan pasi militantët sulmuan një kompleks policie.

Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit kur një automjet që përmbante eksploziv u përplas në ndërtesën në provincën Khyber Pakhtunkhëa, pranë kufirit me Afganistanin.

Një grup militant i lidhur me talebanët pakistanezë ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së martës.

Kompleksi po përdorej si një kamp bazë për ushtrinë pakistaneze.

Përpara përplasjes së automjetit, disa militantë u përpoqën të hynin në kompleksin në rrethin Dera Ismail Khan, por dështuan, tha ushtria në një deklaratë.

Grupi më pas përdori një kamion të ngarkuar me eksploziv për të përplasur murin kufitar të kompleksit, që u pasua nga një sulm vetëvrasës me bombë që shkaktoi shembjen e ndërtesës, theksohet më tej në deklaratë, raporton BBC.

TAGS