Përfundon votimi në zgjedhjet lokale në Serbi, raportohet për parregullsi

Përfundon votimi në zgjedhjet lokale në Serbi, raportohet për parregullsi

Serbia mbajti zgjedhje lokale në Beogradh dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera më 2 qershor, ku u raportua për parregullsi në pjesë të ndryshme, por kryesisht kushte të qeta votimi.

Zgjedhjet lokale u mbajtën edhe në Luginën e Preshevës, ku partitë shqiptare garuan me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.

Autoritetet serbe nuk raportuan për incidente serioze gjatë ditës, edhe pse liderët e opozitës u ankuan se partia në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS) vendosi “qendra të thirrjeve” për të ndikuar në votim.

Anëtarët e opozitës thonë se qendrat e thirrjeve u përdorën nga SNS-ja për t’i blerë votuesit dhe se ato përmbajnë lista alternative.

Ana Bërnabiq, ish-kryeministre nga SNS-ja dhe tani kryetare e Kuvendit, i mohoi akuzat.

“Ne e kemi një qendër të thirrjeve. Ne kemi anëtarë, të cilët, në ditën e zgjedhjeve, i ftojnë anëtarët dhe simpatizantët e tjerë, anëtarët e familjeve, fqinjët dhe miqtë për të dalë për të votuar”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Policia në Novi Sad tha se disa oficerë policorë u sulmuan, edhe pse shtoi se “nuk ka pasur incidente serioze”.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 20:00.