Kurti nuk e komenton reagimin e Osmanit për letrën e Gërvallës në KiE
Kryeministri Albin Kurti ka preferuar më tepër heshtjen kur është pyetur mbi reagimin e presidentes Vjosa Osmani për letrën e kryediplomates Donika Gërvalla në Këshill të Evropës.
Pas tubimit mbështetës zgjedhor për Luginën e Preshevës, mbi zgjedhjet e atjeshme më 2 qershor, i pari i ekzekutivit nuk ka dashur të komentojë deklaratat e të parës së vendit mbi moskoordinimin e çështjeve për anëtarësim në organizatën evropiane.
Osmani ka theksuar se nuk është informuar nga kreu i Kuvendit Glauk Konjufca në lidhje me letrën dërguar në KiE.
Konjufca më herët ka deklaruar se kjo ka të bëjë më shumë me çështje teknike dhe jo si diçka të qëllimshme.