Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së LDK-së, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa.
Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë.