Zhduket një person në Ferizaj
Një burrë në Ferizaj, më saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive është zhdukur që nga data 3 maj.
Rastin në polici e ka raportuar vëllai i të zhdukurit, i cili kishte deklaruar se që nga data e cekur nuk e dinë vendndodhjen e tij.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“03.05.2024. Me datë 06.05.2024 ankuesi K/Shqiptar ka raportuar se, vëllai i tij K/Shqiptar me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.