HomeShowbiz17 vite pas vdekjes, Michael Jackson vijon të thyejë rekorde

17 vite pas vdekjes, Michael Jackson vijon të thyejë rekorde

spot_img

Filmi biografik “Michael”, kushtuar jetës së ikonës së muzikës Michael Jackson, është bërë filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, pasi ka arkëtuar 977 milionë dollarë në kinematë botërore.

Me këtë sukses, filmi ka lënë pas “Oppenheimer” të regjisorit Christopher Nolan, i cili më parë mbante rekordin si filmi biografik më fitimprurës i bazuar në jetën e një figure reale. Gjithashtu, “Michael” kishte tejkaluar më herët edhe filmin muzikor “Bohemian Rhapsody”, duke u bërë biografia muzikore më e suksesshme në histori.

I drejtuar nga regjisori Antoine Fuqua, filmi rrëfen jetën e Michael Jackson, nga fillimet e tij si fëmijë në grupin familjar Jackson 5 deri në shndërrimin në “Mbretin e Popit”. Rolin kryesor e interpreton Jaafar Jackson, nipi i këngëtarit, ndërsa Colman Domingo dhe Nia Long luajnë rolet e prindërve të tij.

Që nga publikimi në muajin prill, “Michael” fitoi 217 milionë dollarë në javën e parë në mbarë botën, duke lënë pas filma të njohur biografikë muzikorë si “Straight Outta Compton” dhe “Bohemian Rhapsody”.

Filmi është bërë gjithashtu produksioni më i suksesshëm në historinë e Lionsgate Studios, duke kaluar edhe “The Hunger Games: Catching Fire” të vitit 2013.

Megjithëse është pritur shumë mirë nga publiku, filmi ka marrë kritika të përziera nga recensuesit. Disa kritikë e kanë cilësuar atë si një portretizim të zbutur të jetës së Jacksonit, pasi nuk trajton akuzat për abuzim seksual që e kanë shoqëruar këngëtarin gjatë viteve. Sipas raportimeve, disa skena që lidhen me këto akuza u hoqën pas një marrëveshjeje për moszbulim.

Pavarësisht kritikave, fansat e kanë vlerësuar lart filmin, duke i dhënë nota dukshëm më të mira se kritikët në platformat e vlerësimit si Rotten Tomatoes.

“Michael” është financuar nga pasuria e Michael Jackson dhe përdor vokalin origjinal të artistit në interpretimet muzikore. Sipas revistës Variety, Lionsgate pritet të publikojë të paktën edhe një film tjetër mbi jetën e legjendës së muzikës.

Top Channel

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...