16-vjeçari humb jetën pasi sulmohet me thikë në Bristol të Anglisë

16-vjeçari humb jetën pasi sulmohet me thikë në Bristol të Anglisë

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë në Bristol të Anglisë nga dy persona që u arratisën me biçikleta.

Policia tha ngjarja ndodhi të mërkurën dhe se sulmuesit mbanin maska.

Pasi u sulmua në Rawnsley Park, adoleshenti vrapoi në Stapleton Road – ku një shofer e ndihmoi – para se të rrëzohej në West Street, raporton Skynews.

Rreth orës 18:00 është thirrur ambulanca, por ai ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe po hetohet për vrasje.

Komandanti i Bristolit, Supt Mark Runacres, tha: “Tragjikisht, ne kemi humbur një jetë tjetër të re nga qyteti ynë në rrethana krejtësisht të tmerrshme. Mendimet tona janë me familjen e viktimës në një moment të vështirë të paimagjinueshëm dhe oficerët do të vazhdojnë t’i mbështesin”.

“Jemi të përkushtuar për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë dhe do të punojmë pa u lodhur për këtë qëllim”.

Ende nuk është bërë identifikimi zyrtar por familja e viktimës është njoftuar.