
Sot hyjnë në fuqi dënimet e reja në komunikacion
Në Kosovë janë shënuar një numër i madh i aksidenteve viteve të fundit.
Shumë prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Shumicën e rasteve shkak se pse ka ndodhur një aksident, ka qenë shpejtësia e madhe dhe pakujdesia e pjesëmarrësve në komunikacion.
Për ta parandaluar këtë, institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia, i kanë nxjerrë disa dënime më të ashpra për shkelësit e rregullave në trafik.
Këto dënime do të hyjnë në fuqi nga sot, datë 3 prill 2024.
Sipas Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, parashihet që për mosvendosjen e rripit të sigurisë në veturë , si për vozitësit ashtu edhe për pasagjerët, dënimi të jetë 150 euro.
Risi tjetër është edhe gjoba për përdorimin e telefonit gjatë ngasjesm që për herën e parë është 100 euro.
Këto janë gjobat e reja që parashihet sipas Ligjit
– Mos vendosja e rripit të sigurisë
– 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes
– 100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë
– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë
– 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë.