Ngannou pretendon se ishte mashtruar para nokautit brutal nga Joshua

Ngannou pretendon se ishte mashtruar para nokautit brutal nga Joshua

Francis Ngannou beson se ai ishte mashtruar vetëm disa orë para humbjes së tij brutale ndaj Anthony Joshuas, me nokaut.

Ylli i Kamerunit u nokautua me një “dush të ftohtë” në raundin e dytë të meçit të tij të fundit të boksit me Anthony Joshua më 8 mars në Arabinë Saudite.

Ishte një humbje e madhe për ish-kampionin e UFC-së, i cili u rrëzua tre herë në total.

Ngannou ka dhënë një arsye të re për performancën e tij kundër AJ, duke këmbëngulur se ai po binte në gjumë gjatë ngrohjes së tij përpara se të hynte në ring.

“Dëgjo, ne të dy u rrahëm në orën 3 të mëngjesit. Ajo që mendoj se ndodhi është se ata më çuan në arenë shumë herët. Koha për të shkuar vendin e ngjarjes ishte 22:30”.

“Ne morëm një orar, një email dhe më pas për disa arsye isha atje të paktën një orë më parë, por për sherr, të paktën dy orë më parë”.

“Ata e bënë këtë lloj mashtrimi për të më lodhur. Unë isha mirë, thashë: “Vëlla, është në rregull”. Nuk e dija se sa e rëndësishme ishte kjo, deri në ditën e luftës që më duhej të shkoja atje dy orë më parë”.

Megjithëse, Ngannou theksoi disa orë pas ngjarjes se ai hezitonte të bënte justifikime, duke këmbëngulur se faji binte tërësisht mbi supet e tij.

Ai bërë përshtypje në debutimin e tij në boks, duke tronditur Tyson Furyn, duke humbur më pas me vendim të ngushtë nga gjyqtarët.

38-vjeçari ka konfirmuar se do të kthehet në boks pavarësisht natës së vështirë dhe mund të përballet me opsione si Deontay Wilder ose Dillian Whyte.