HomeAktualeKonjufca në A5: Ka ardhur koha që Karta SHBA-Adriatik të bëhet A6

Konjufca në A5: Ka ardhur koha që Karta SHBA-Adriatik të bëhet A6

spot_img

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin e Kartës SHBA-Adriatik (A5), të zhvilluar nën kryesimin e Kroacisë, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Në fjalën e tij, ai falënderoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, për udhëheqjen e këtij formati dhe bëri thirrje për një A5 më të fuqishme, të mbështetur në qëndrueshmëri, solidaritet dhe llogaridhënie, me Republikën e Kosovës si anëtare të plotë.

Në këtë kuadër, Zëvendëskryeministri Konjufca solli përvojën konkrete të Kosovës si dëshmi të rëndësisë që këto parime kanë për sigurinë e vendit dhe të gjithë rajonit.

Duke iu referuar sulmit terrorist në Banjskë, Zëvendëskryeministri Konjufca rikujtoi se nesër shënohen tri vjet nga ky sulm, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai rikujtoi gjithashtu se kriminelët që kryen sulmin, sot vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi, duke nënvizuar se Banjska dëshmon qartë pse llogaridhënia është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Zëvendëskryeministri Konjufca iu referua gjithashtu sulmit të vitit 2024 ndaj kanalit Ibër-Lepenc, i cili ka rol kyç në furnizimin me ujë dhe në funksionimin e sistemit energjetik të Kosovës. Ai vlerësoi se ky rast tregon qartë pse qëndrueshmëria dhe mbrojtja e sistemeve thelbësore të vendit nga sabotimi, sulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride duhet të jenë pjesë e pandashme e sigurisë rajonale.

Ai theksoi se Kosova u përball me të dyja këto sulme dhe doli fitimtare, ndërsa nënvizoi se këto nuk janë kërcënime abstrakte për vendin tonë. Kosova i ka përjetuar drejtpërdrejt dhe, pikërisht për këtë arsye, është e gatshme të japë kontribut konkret në përgjigjen e përbashkët rajonale ndaj sulmeve të tilla.

Në përmbyllje, Zëvendëskryeministri Konjufca potencoi se anëtarësimi i plotë i Kosovës në A5 do t’i mundësonte venditw të marrë përgjegjësi më të madhe dhe të kontribuojë edhe më fuqishëm në sigurinë rajonale, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe përballimin e kërcënimeve hibride.

Zëvendëskryeministri Konjufca e përmbylli fjalën e tij duke thënë se ka ardhur koha që A5 të bëhet A6.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...