
11 praktikantë të rinj në Presidencë
Presidenca e ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së 11 praktikantëve të cilët i kanë nënshkruar kontratat për angazhim për një periudhë të caktuar kohore.
Angazhimi i tyre ka për qëllim që tu ofrojë praktikantëve mundësi për të përfituar përvojë institucionale duke u mundësuar që të japin kontributin e tyre në projekte që lidhen me fushëveprimtarinë e Presidencës.
Zyra e Presidentes do të vazhdojë të ketë dyert e hapura dhe t’i mbështes të rinjtë në fuqizimin e tyre profesional përmes programeve të tilla.