HomeAktuale10 VITE MË PARË... NISI HISTORIA 

10 VITE MË PARË… NISI HISTORIA 

spot_img

5 shtator 2016, ora 20:45 – Veritas Stadion, Turku. Këtu nisi një kapitull i ri dhe historik i futbollit kosovar. Në këtë datë dhe në këtë orë, për herë të parë, jehoi himni shtetëror dhe u valvit me krenari flamuri i Kosovës në një ndeshje kualifikuese të UEFA-s dhe FIFA-s.

Pikërisht në këtë orë, 10 vite më parë, Kombëtarja e Kosovës nisi rrugëtimin e saj historik në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2018, përballë Finlandës.

Ajo mbrëmje nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ishte kurorëzimi i një sakrifice shumëvjeçare të gjeneratave të tëra të futbollistëve, punëtorëve sportivë, drejtuesve të FFK-së dhe tifozëve që mbajtën gjallë ëndrrën tonë.

⚡ Finlanda 1–1 Kosova

Përmes golit historik të Valon Berishës nga pika e bardhë, emri i Kosovës u shkrua përgjithmonë në hartën e futbollit botëror.

FFK-ja ka theksuar se sot, një dekadë më vonë, shikojmë pas me krenari për rrugëtimin e bërë dhe me besim të plotë në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku!

“Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë dhe tifozëve tanë dardanë, që janë zemra e këtij rrugëtimi!”, thuhet në urimin e FFK-së.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...