
10 familje në Malishevë do të bëhen me shtëpi të reja
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Krastrati ka dhënë një lajm të mirë.
Ai thotë se po shkon drejt finalizimit ndërtimi i 10 shtëpive për familjet në kushte të rënda ekonomike.
“Është kënaqësi e madhe që në prag të festës së fundvitit, të takoja nga afër disa nga 10-të familjet, të cilat shumë shpejtë jetesën e tyre do ta vazhdojnë në shtëpitë e reja të banimit, shtëpi të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme për një familje”, ka shkruar në “Facebook” Kastrati.
Ai ka treguar se ndërtimi i këtyre shtëpive po bëhet falë një bashkëpunimi të mirë të Komunës sonë me organizatën “Qatar Charity”, të cilës përzemërsisht i është tejet mirënjohës e falënderues.