1.6 milionë banorë: Gjysma e Kosovës shehërli, gjysma katundarë (VIDEO)
Agjencia e Statistikave të Kosovës prezantoi sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.
Shteti i ri evropian ka mbi 100 mijë banorë më pak se në regjistrimin e vitit 2011.
Megjithatë, këta që duan të rrinë në Kosovë, jetën kanë vendosur ta bëjnë më shumë nëpër banesa, në të cilat janë vendosur rreth 21 % e pupullësisë, e që sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shumicën po i blejnë.
Rezultatet treguan se për këto objekte banimi dominojnë banesat me pronësi me 92.8%, derisa ato me qëra dhe format e tjera mbesin të ulta me 5.3% dhe 1.2%.
Rrjedhimisht, kosovarët kanë ndryshuar edhe vendbanimet. Nga 38.0%, kalimi për jetesë nga fshatrat në qytete ka arritur në 50.2% derisa numri që vazhdojnë të jetojnë në katunde ka rënë nga 62% në 49.8%.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja, Gremisa Latifi: