Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka parë nga afër shpërndarjen e plehut artificial 15•15•15 +18SO3, ku përfitues janë të gjithë bujqit aplikues (1130 veta) dhe që kanë plotësuar kriteret.
“Shpërndarja e plehut bëhet në dy faza, në të parën po shpërndahen 4500 thasë për 450 bujq, në të dytën, pritet të shpërndahen edhe 5500 thasë për 680 bujq përfitues. 80% të mbështetjes financiare e mbulon Komuna, 20% bujku”, ka shkruar Latifi në Facebook.

